Edhe në natën e ndërrimit të viteve banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë qëndruar të izoluar.

Marketing

Produksioni i “BBV” gjatë natës së kaluar u ka shtruar një darkë në tryezën e oborrit, ku banorët kanë uruar njëri-tjetrin dhe në mbyllje të festës ata morën një surprizë.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surprizuar nga familjarët e tyre, të cilët i kanë uruar banorët nëpërmjet videove të shkurtra ku i përshëndesin nga tryeza e tyre në tryezën e banorëve.

Të gjithë konkurrentët e Big Brother VIP u përloten derisa dëgjuan urimet nga familjarët e tyre që këtë vit ndodhen larg tyre.

Megjithatë, banorët BBV nuk u penguan të organizojnë një spektakël të veçantë për publikun. Për minuta të tëra ata shfaqën performanca muzikore dhe artistike.

Marketing