Ukë Ahmeti është një i riu nga Gjakova, që jeton në Zvicër, shkruan Albora.ch. Ishte larguar nga atdheu pa dëshirën e tij.

Marketing

“Në kohë të luftës kem ardhur në Zvicër, si refugjatë”, ka thënë ai.   

Edhe pse kishte ardhur në një kohë të vështirë në Zvicër, ai ka gjetur forcën që të ambientohet, e të shkollohet si dhe t`i prek majat e suksesit në vendin mikpritës.

Ahmeti është shpallur kampion në Swiss Natural Championship. Ai është përfaqësues i Zvicër në bodybuilding deri në 70 kg.

Ahmeti ka qenë i ftuar në emisionin shqiptar të diasporës Fol Shqip show, ku ka treguar se e ka marr këtë çmim para një muaji.

“Qe 9 vite merrem me natyral bodybuilding, 4 deri në 6 herë në javë normal ushtroj. Kam pasur ndonjëherë ndonjë lëndim që nuk kam mundur të ushtroj, ashtu siç kam pasur qejf. Shumë rrallë kam qenë lënduar gjatë këtyre 9 viteve”, ka thënë ai.

Më tej, Ahmeti ka treguar se cilin vend e ka zënë në Gjermani, dhe se çfarë i kishte thënë trajneri i tij kur po merrte pjesë në kampionatin gjerman.

 “Pasi kam fituar në Zvicër, kam mundësi edhe me garuar në Gjermani. Në Gjermani e kam zënë vendin e katër. Për vendin e katër kam qenë shumë i kënaqur, pasi që Gjermani i ka 80 milionë banorë, është një nivel tjetër. Edhe trajnerin e kam gjerman, edhe tha: pika e parë me qenë gjerman në top 3 je, në fund të fundit po vjen në Gjermani, një zviceranit me ja dhanë titullin është shumë problem, nëse hynë në top 5 je shume i kënaqur. Pastaj, u deshtë me zënë vendin e katërt”, ka treguar ai.             

Më tej, ai ka treguar se çfarë do të thotë natyral bodybuilding.

“Në Zvicër janë dy federata EBB edhe natyral bodybuilding. Natyral bodybuilding i bien që neve munden të na testojnë kur të duan, pasi që nënshkruajmë se nuk përdorim steroide”, ka shpjeguar ai. 

Po ashtu, Ahmeti ka treguar se ai nuk përdorë asgjë për ta formësuar trupin e tij.

“Duhet me i kushtuar shumë kohë ushqimit edhe ushtrimeve”, ka  treguar kampioni i Zvicrës.

Përveç sportit, Ahmeti ka edhe një profesion tjetër. Ai tani punon në zyrë e taksave.

Ai është shprehur se Kosova duhet ta marrë si shembull mënyrën se si funksionon shteti i Zvicrës.

“Na shqiptarë mundemi me marrë si model se si funksionon shteti zviceran. Ndoshta në vend tim nuk kisha mundur ta bëj këtë profesion. Pasi ishte dashtë me lidhje të ndryshme me hi në atë punë”, ka thënë ai.

Ahmeti mendon sikur të jetonte në vendlindje nuk do të kishte mundur ta ushtronte profesionin e tij, pasi që sipas tij, në Kosovë punësimet shkojnë me lidhje familjare, etij.

“Ndoshta nuk kisha mundur që të hyja në punë në komunën e Gjakovës. E këtu në atë kohë jam aplikuar, e kam dërguar dosjen time, i kanë parë notat, më kanë pranuar. Nuk është deshtë me thanë e kam atë dajë, atë axhë, kam lidhje diku. Për atë kur hekën këto sende, ecim na. Këtu shkon me mërit”, shprehet ai.

Mbështetja, më e madhe e tij është vëllai i tij i vogël.

“Vëllai i vogël ishte shumë i emocionuar. Ai në gjithë kampionatin ka qenë mbështetje, ai ka ardhur në çdo turnirë”, ka thënë ai.

Marketing