Në intervistën e Blick, presidenti Dominique Blanc ka folur për kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakën, i cili në kampionatin botërorë festoi me fanellën e Ardon  Jasharit, përcjell Albora.ch.

Marketing

Festa e Granit Xhakës me fanellën e Jasharit ndezi diskutime pas ndeshjes së Serbisë sepse mund të interpretohet si një gjest politik.

Blanc: Para së gjithash duhet thënë: çdo gjë që bën apo nuk bën kapiteni ynë, ekzagjerohet jashtëzakonisht shumë në media. Është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh në mendjen e lojtarëve tanë me rrënjë kosovare, prindërit e të cilëve ishin viktima të luftës. Por ju duhet ta kuptoni këtë. Edhe pse ne bëmë gjithçka në prag të lojës së Serbisë për t’u siguruar që ishte vetëm futbolli, kishte një tension të madh. Granit Xhaka shpjegoi gjestin e tij pas ndeshjes, diçka për të shtuar do të ishte e panevojshme.

Gjithashtu, zëra nga diaspora e shqiptarëve të Kosovës në Zvicër thanë se ky ishte qartë një gjest politik…

Blanc: Shikoni, ne kemi 186 nacionalitete në SFV. Ne kemi vlera që janë shumë të rëndësishme për ne. Por nëse fillojmë të komentojmë gjeste që mund të kenë qëllim politik, atëherë kjo nuk do të përfundonte. FIFA nisi një hetim, por nuk e pa të gjithë si gjest politik dhe nuk ndëshkoi neve dhe Granitin.

Është një grup i ngarkuar politikisht pasi luajnë edhe kundër Kosovës dhe Izraelit. A ju dhemb barku këto duele?

Blanc: Për mua ndeshjet kundër Kosovës janë dy duele mes miqsh. Ne kemi një komunitet të madh kosovar në vendin tonë. Është integruar shumë mirë dhe kemi disa lojtarë të kombëtares me rrënjë kosovare. Ne kemi marrëdhënie të mira dhe të ngushta me Kosovën në të gjitha nivelet. Kjo është arsyeja pse dy ndeshjet janë gjithashtu një festë për mua, pavarësisht rëndësisë së tyre sportive. Loja e tetorit në Izrael është një lojë si çdo tjetër për ne.

Marketing