Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi ka reaguar në lidhje me padrejtësinë që i’u bë boksieres, Donjeta Sadiku, nga shteti i Indisë, duke mos e lejuar të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.

Marketing

Federata e Boksit të Indisë kërkoi që Donjeta Sadiku të merrte pjesë pa asnjë simbol të shtetit tonë, teksa në rast fitores së ndonjë medalje të mos intonohet as himni, gjë e cila i shkel të gjitha rregullat sportive dhe kalon normalitetin.

Muriqi tha se nuk duhet harruar fuqia unifikues e sportit dhe këto sanksione nuk duhet të zbatohen ndaj sportistëve.

“Duke qenë se flamuri dhe himni i Kosovës nuk u pranuan për arsye politike në Indi, Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në turneun e boksit. Nuk duhet harruar fuqia unifikuese e sportit dhe këto sanksione nuk duhet të zbatohen ndaj sportistëve”.

Marketing