Një debat i ashpër është zhvilluar mes ish-ambasadorës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitakut dhe Marko Gjuriq, ambasadori i Serbisë në SHBA.
Debati kishte të bënte me tenistin serb Novak Gjokoviq.
Çitaku citoi një shprehje të njohur nga George Orwell.
“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat”, kjo shprehje e njohur nga libri “Ferma e Kafshëve” .
“ All animals are equal, but some animals are more equal than others.”https://t.co/IyaE8lfcjJ
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) January 4, 2022
Me këtë ish-diplomatja kosovare la të kuptohet se Gjokoviq po favorizohet nga organizatoret e turneut “Australian Open”, pasi u vendos që serbi do të garojë pa bërë fare test kundër Covid-19, përdallim nga lojtarët e tjerë.
E kjo u mor si gjuhë e urrejtjes në baza etnike nga ana e Gjuriqit.
“A po më duket mua, apo ky është një shembull i gjuhës së urrejtës me motive etnike? Natyrisht, se Gjokoviq është serb nga Zveçani dhe mendon ndryshe nga zonja Çitaku. Ky është është fjalim çnjerëzor nga Vlora Çitaku”.
Is it just me, or is this a textbook example of ethnically motivated hate speech?
— Марко Ђурић (@markodjuric) January 4, 2022
Obviously so since @DjokerNole is a Serb from Zvecan who happens to think differently than Ms. Citaku.
This is a typical dehumanizing speech from Vlora Çitaku, for whom Serbs are … https://t.co/TfE3DHjFt2
Vlora Çitaku i replikoi Marko Gjuriqit, duke i thënë se po e turpëronte vetën publikisht.
“Nëse ndonjëherë arrin ta lexosh Orwellin dhe ta kuptoni konceptin e alegorisë, mund të përfundoni duke mos e turpëruar veten kaq publikisht”.
Maybe if you ever get to read Orwell, and understand the concept of allegory, you might end up not embarrassing yourself so publicly. https://t.co/4Glt2GTaEe
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) January 4, 2022
Gjuriq sërish replikoi me Çitakun
“Oh, e di që, në librin tuaj, edhe unë jam një “kafshë” analfabete. Por, po sikur të filloni më në fund të përdorni Kushtetutën, Marrëveshjet e Brukselit dhe Washingtonit, ose të paktën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe t’i zbatoni ato…”.
Oh, I know that, in your book, I am an illiterate “animal” too.
— Марко Ђурић (@markodjuric) January 4, 2022
But, how about if you finally started using the Constitution, the Brussels and Washington Agreements, or at least the European Convention on Human Rights, and implementing them… https://t.co/lU0q8auXjN