Disa nga personazhet hollivudianë filluan karrierën e tyre që fëmijë, ndaj nuk i është dashur asnjëherë të punojnë më parë. Ndërsa disa të tjerë para se të nisnin rrugën e tyre të suksesit, kanë punuar në vende nga më të thjeshtat dhe të zakonshmet.

Marketing

Më poshtë ju sjellim një listë të profesioneve të tyre më të mëparshme sipas ‘UsWeekly’:

Ariana Grande ka marrë pjesë fillimisht në një ‘musical’, duke udhëhequr një koncert.

Leonardo DiCaprio u shfaq për herë të parë në televizion në vitet ‘80 kur ishte adoleshent, duke realizuar disa reklama.

Cardi B ka punuar si kasiere në një supermarket, në të njëjtën kohë që shkonte dhe në shkollë të mesme. Disa kohë më vonë reperja e pa të pamundur t’i ndiqte të dyja paralelisht.

Taylor Swift ndonëse është dukur shumë delikate gjithmonë në daljet e saj publike, dukur ka punuar si ndihmëse e babait të saj në fermën e tyre, ku prodhoheshin pemë Krishtlindjesh.

Meghan Markle përdori aftësitë e saj për të shkruar bukur, për të prodhuar tekste të ndryshëm si kaligrafiste.

Jennifer Aniston, aktorja e njohur ka pranuar se për herë të parë ajo ka pastruar tualetet./albora.ch/

Marketing