Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Mozambiku, Zimbabve, Malavi, Eswatini dhe Lesoto nuk konsiderohen më në Gjermani si zona të variantit të virusit, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI) dhe Ministria e Jashtme në Berlin. Këto shtete renditen tani në grupin e vendeve me rrezik të lartë. Për njerëzit që vijnë nga këto vende dhe janë të vaksinuar kundër Coronës, kjo do të thotë se udhëtimi do të jetë shumë më i lehtë.

Marketing

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë për momentin në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Kjo do të thotë se për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga këto vende nuk ka obligim karantinimi. Vetëm personat e pavaksinuar, që vijnë me avion, duhet të kenë një test negativ, antigjen apo PCR. Të vaksinuarit dhe të shëruarit në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për teste dhe karantinim, shkruan dw.com, përcjell albora.ch.

Klasifikimi si zonë me rrezik të lartë ka efekte të rëndësishme vetëm për udhëtarët e pavaksinuar: ata duhet të kenë teste negative dhe të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë kur hyjnë në Gjermani. Pas pesë ditësh, ata mund të testohen, e nëse testi rezulton negativ, lirohen nga karantina. Personat e vaksinuar apo shëruar në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për karantinë.

Ndërsa kur dikush vjen nga zonat e variantit të virusit në Gjermani – ka edhe një detyrim karantine 14-ditore, e cila nuk mund të shkurtohet. Kjo nuk vlen për shtetasit gjermanë apo të huajt që kanë vendbanimin në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe grupe të caktuara profesionale.

Instituti Robert Koch tani po regjistron numra në rritje të infektimeveme virusin Corona. Të martën RKI raportoi për 30.561 infeksione të reja, që është 9.481 raste më shumë se të martën e kaluar. Ndërsa numri i pacientëve të infektuar me virusin Corona në terapi intensive në spitale ishte 3771 të hënën./albora.ch/

Marketing