Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, e ka quajtur “bashkëkombëse të tij”, këngëtaren kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën, raporton Express.
Gjuriq e përmendi Lipën në një përplasje që pati në Twitter, me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (flamur i Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka përfunduar Gjuriq.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga përdorues në Tëitter që kanë shpërndarë fjalimet e Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës e se sa krenare është që është shqiptare.
P.S. Petty hateful comments aside, I am very proud of our lovely compatriot Dua Lipa 🇷🇸, even though she may think differently on a political issue.
— Марко Ђурић (@markodjuric) January 4, 2022
Ndryshe, përplasja mes Çitakut dhe Gjuriqit erdhi pasi tenisti serb Novak Gjokoviq njoftoi se i është dhënë leja për të garuar në Australian Open duke bërë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi.