Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është ngritur përsëri alarmi për bombë, ku Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka larguar punëtorët dhe qytetarët që ishin në rrethinën e Stacionit.

Marketing

Mirëpo, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.

Ajo njoftoi se një person kishte deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacion.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.  Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha ajo

Ky është rasti i dytë për një kohë shumë të shkurtër që alarmohet për bombë në stacionin e autobusave në Prishtinë.

Marketing