Fiorentina nuk ka hequr dorë nga futbollisti i Shqipërisë, Marash Kumbulla. Skuadra e Fiorentinës e kërkon huazimin e Kumbullës me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Marketing

Për ta marrë Kumbullën, Fiorentina ka hyrë në bisedime me skuadrën e Romës.

Kështu ka raportuar të martën sajti i afërt i Fiorentinas “fiorentinanews.com”.

Mbrojtësi 21-vjeçar me Romën ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai nuk po luan rregullisht te Roma. Ka luajtur 15 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni, ndërsa ka shënuar një gol. /albora.ch/

Marketing