Një person është kapur të martën teksa ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin drejt Maqedonisë së Veriut, në rrugën “Ekzodi 99” në Han të Elezit.

Marketing

Sipas njoftimit nga Policia, gjatë kontrollimit atij i janë gjetur dy kilogramë drogë, të llojit heroinë.

Njoftimi thekson se atij i janë gjetur katër paketime në pallto.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe njësia e antidrogës në Ferizaj.

Janë iniciuar rastet për shitblerje e posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe tentim-kalim ilegal i kufirit.

Substanca e dyshuar është konfiskuar, personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. /albora.ch/

Marketing