Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth përparimit të Kosovës në luftën kundër korrupsionit, bazuar në indeksin e perceptimit të hartuar nga Transparency International.
Osmani ka reaguar pas këtij rezultati ku Kosova shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, duke e cilësuar këtë si ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osani tha se kjo tregon se vendi është duke ecur hap pas hapi drejt “çrrënjosjes së korrupsionit”.
“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, ka shkruar Osmani. /albora.ch/