Duel vëllazëror e ka cilësuar gazeta e madhe zvicerane Blick, ndeshjen e futbollit mes Zvicrës dhe Kosovës. Miqësorja do të zhvillohet më 29 mars në Zuerich.

Marketing

“Së pari në Wembley më pas dueli vëllazëror me Kosovën”, ka shkruar Blick.

Zvicra fillimisht luan ndaj Anglisë e më pas ndaj Kosovës.

“Çfarë starti në vitin e Kampionatit Botëror. Nati testohet ndaj Anglisë në ‘Wembley’ dhe më pas pret Kosovën për duelin vëllazëror”, ka shtuar mediumi helvetik.

“Përfundimisht ndeshje e veçantë për kapitenin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirin”. /albora.ch/

Marketing