Një familjeje në Britani iu deshën dy vjet dhe afro 170 mijë euro (140 mijë funte) për ta ndërtuar aeroplanin e vetë në oborrin e shtëpisë, raporton “The Sun”.

Marketing

Ashok Aliseril (38), bashkëshortja e tij Abhilasha Dubey (35), e fëmijët Tara (6) dhe Diya (3), mezi po presin të bëjnë xhiro me aeroplan, pasi e përfunduan projektin që zgjati 1500 orë.

Ashok, që është nga Essexi dhe ka licencë piloti, thotë: “Është sikur të kesh një lodër të re, vetëm se është më emocionale”.

Ndërkohë bashkëshortja e tij tregon se si Ashok ka punuar aq fortë për të realizuar ëndrrën e familjes.

“Më në fund po realizohet ëndrra jonë. Filluam të kursenim para gjatë mbylljes së parë të vendit shkaku i pandemisë dhe gjithmonë kemi dashur të kemi një aeroplan tonë. Në muajt e parë kursyem shumë para dhe menduam të provonim këtë projekt. Vajzat mezi po presin të fluturojnë”, ka thënë Abhilasha./albora.ch/

Marketing