Targa më e shtrenjtë në botë është shitur për 12 milionë paund. Blerësi shpenzoi një shumë marramendëse vetëm për një numër, pikërisht për numrin 7 në një ankand në Dubai.

Marketing

Personi që e bleu ishte nga Britania pasi nga ky shtet ka shumë drejtues mjetesh që duan një targë të personalizuar. Targa 7 u shit në një ankand bamirësie në Dubai për një rekord prej 55 milion dirham, që është rreth 5 milion £ më shumë se rekordi i mëparshëm i mbajtur që nga viti 2008.

Megjithatë, identiteti i ofertuesit fitues të së shtunës është mbajtur anonim. Numri 7 konsiderohet me fat në shumë kultura anembanë botës dhe ky nuk është rasti i parë kur një shofer ka shpenzuar një shumë të madhe në një targë me atë numër. Në vitin 2016, një targë me numër 7 u shit për 2.96 milionë funte në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marketing