Në media herë pas here janë pasqyruar përjetimet e qytetarëve të zonave të prekura nga tërmeti në Turqi. Shumë prej tyre kanë frikë në flenë gjumë, të tjerë kanë frikë të qëndrojnë brenda shtëpive. Të mbijetuarit po vuajnë në heshtje fatkeqësinë që vrau më shumë se 50 mijë njerëz më shumë se dy muaj më parë.

Marketing

Disa rrëfime që janë pasqyruar:

“Unë nuk fle më, shkoj në shtrat në orën 3 të mëngjesit dhe zgjohem në 5, 6 të mëngjesit,  Edhe djali im ishte në Antalia dhe tani është kthyer të më shohë për një javë, zgjohet disa herë duke bërtitur natën, për shkak të tërmetit,” – tha Cuma Zobi, roje sigurie.

Psikiatri vullnetar Eralp Turk përpiqet të shërojë ankthin duke u endur  rreth zonës së fatkeqësisë me një kuti plot me pilula në makinën e tij dhe një bllok shënimesh për regjistrimin e emocioneve.

Tre çrregullimet mendore më të shpeshta me të cilat përballemi aktualisht janë reagimet e rënda të stresit, reagimet e pikëllimit të lidhura me humbjet dhe së fundi rishfaqja e sëmundjeve të vjetra psikiatrike që janë zgjuar nga tërmeti te pacientët,” – u shpreh Eralp Türk, psikiatër vullnetar në zonën e tërmetit

Në ditën e fatkeqësisë, foshnja e Sevgit ishte vetëm 15 ditëshe. Tani kjo nënë e re jeton me frikë.

“Ka pasur tërmet dhe ende toka dridhet nganjëherë. Kështu që  padyshim ndiej frikë. Dhe nuk është në  frikë vetëm  për mua, por për fëmijën tim, ne jemi të shqetësuar,” – tregoi ajo.

Shumë nga qytetarët  që humbën shtëpitë e tyre  po shfaqin simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik e ndoshta do të duhet shumë kohë të rimarrin veten.

Marketing