Një person i dyshuar i klanit kriminal të Skaljar, Jasminko Shahoviç, ka mbetur i vrarë nga shpërthimi i një veture me targa të Cetinjes, në Toloshi të Podgoricës.
Marketing

Mediat kanë bërë të ditur se në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, prokurorja përgjegjëse për hetimin dhe ekspertiza mjeko-ligjore, të cilët po largojnë gjurmët, raporton dan, përcjellë albora.ch.
Nga forca e shpërthimit trupi i viktimës ka dalë nga makina.
Sipas të dhënave të para, jozyrtare, Shahoviçi është vrarë në vazhdimin e përleshjes mes klaneve të Kotorrit.
Në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve, vetura tashmë ishte në flakë, ndërsa personi i vdekur, siç mëson CdM, ndodhej pranë një veture me targa të Cetinjes. /albora.ch/
Marketing![]()