Policia italiane ka arrestuar midis Venetos dhe Emilia Romagna dy shtetas shqiptarë dhe një grua moldave, duke sekuestruar pothuajse gjysmë kuintal kokainë dhe mbi 400 mijë euro.

Marketing

Në kuadër të një shërbimi për parandalimin dhe shtypjen e veprave penale të drogës, efektivët e policisë kanë konstatuar një makinë të dyshimtë.

Pas hetimeve, policia zbuloi se makina po udhëtonte drejt Bosaro në një zonë të njohur për policinë, raporton ilgazzettino, përcjellë albora.ch.

Pas manovrave të dyshimta policia e ndaloi makinën, zbuloi dy pako që mbanin mbi një kilogram kokainë , si dhe një sasi të vogël marijuanë dhe një pajisje për prodhimin e pakove “vakum”. Brenda makinës u identifikua edhe një ndarje e fshehur me mbi 17 mijë euro.

Kur policia bëri kontroll dhe në shtëpinë e tyre zbuloi se aty ishte një “labortator” kokaine ku u gjetën dhe sekuestruan 39 pako të tjera kokaine me një peshë totale bruto mbi 43 kilogramë, para të gatshme në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, për një shumë totale prej 390.000 euro.

Pas kësaj policia arrestoi në flagrancë, për trafik droge dy subjektet e identifikuara në Bosaro, si dhe një grua moldave e cila ishte banuese në atë provincë dhe iu kishte vënë dispozicion të plotë një sasi të konsiderueshme kokaine./albora.ch/

Marketing