Marketing

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan po qëndron në vizitë zyrtare sot në Shqipëri, pikërisht në 554 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Ai u mirëprit nga kryeministri shqiptar Edi Rama më ceremoni solemne.

Por, a është e mirë – menduar ardhja e presidentit turk në këtë datë, apo është thjesht një rastësi?!

Nga Instituti i Historisë në Prishtinë thonë për albora.ch se nuk mund të pohojnë nëse ardhja e presidentit turk lidhet me këtë datë. Por, dr i shkencave historike, Gjon Berisha thotë se Erdogan nuk është shembull i mirë për t’u ndjekur qoftë nga liderët shqiptarë dhe vetë shqiptarët, për disa arsye.

“Sot është 17 janari, 554 vjetori i vdekjes së Skenderbeut,  heroit kombëtar, i cili është figurë kyce e historisë dhe identitit tonë kombëtar. Pikërisht sot erdhi në  vizitë presidenti turk që koicidon me këtë përvejtor, por ne nuk jemi në gjendje nëse kjo vizitë është e qellimshme, apo koicidencë.  Por figura e një presidenti të tillë nuk është një shembull për t’u ndjekur. Sjelljet e tij me shqiptarët në Turqi, pastaj politika turke ndaj shqipatarëve nuk është në nivlein e duhur, është  më shumë propagandë, andaj nuk është shembull i mirë me u ndjek nga shqiptarët. Por, pavarëisht kësaj duhet të ketë raporte të mira ndër politike”, tha ai.

Ndërkohë, nuk është paraparë ndonjë aktitvitet në shënim të përvejtorit të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeu. Kjo për studiuesin e Historisë, Berisha, është e pakuptimtë se si as Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë organizuar ndonjë aktitvitet për figurën kyçe të historisë kombëtare.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare (1405-17 janar 1468). Në vitin 1443 ai u kthye në atdhe në kalanë e tij në Krujë. Për 25 vite radhazi ai luftoi kundër turqve duke e frenuar ushtrinë Osmane në Shqipëri. Mbetet gjithmonë si figura më e shquar e shqiptarëve dhe hero kombëtar. /albora.ch/

Marketing