Organizata Oxfam vë në pah se pandemia i ka bërë më të pasurit në botë shumë më të pasur, por ka bërë që më shumë njerëz të jetojnë në varfëri.

Marketing

Sipas mediave të huaja, të ardhurat më të ulëta për më të varfurit në botë kontribuan në vdekjen e 21,000 njerëzve çdo ditë, raporton lematin , përcjellë albora.ch.

Por, 10 njerëzit më të pasur në botë kanë më shumë se dyfishuar pasurinë e tyre të përbashkët që nga marsi 2020, u theksua në raportin e Oxfam.

Oxfam zakonisht lëshon një raport mbi pabarazinë globale në fillim të takimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Sipas shifrave të Forbes të cituara nga organizata bamirëse, 10 njerëzit më të pasur në botë janë: Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault dhe familja, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Ëarren Buffet.

Ndërsa, pasuria e tyre kolektive u rrit nga 700 miliardë dollarë në 1.5 trilion dollarë, ka një ndryshim të rëndësishëm mes tyre, me pasurinë e zotit Musk që u rrit me më shumë se 1000%, ndërsa e Gates u rrit me një rritje modeste prej 30%./albora.ch/

Marketing