Një ari i ka shkatërruar festën e ditëlindjes një 2-vjeçari në Konektikat.

Marketing

Rauf dhe Laura Majidian thanë se po organizonin një festë ditëlindjeje për të birin, Cyrus, jashtë shtëpisë së tyre në West Hartford kur një ari doli nga pylli.

Prindërit dhe të rriturit e tjerë në festë nxituan për të futur fëmijët brenda, por ariu shkoi menjëherë te tryeza.

Kafsha u filmua duke provuar ëmbëlsirat, ndërsa të pranishmit në festë shikonin nga një dritare.

Marketing