Tringa Shala, balerina nga Peja, ishte e ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ku foli mbi produksionin e saj me të fundit; pjesëmarrjen si aktore në një film turk.

Marketing

Tringa zbuloi se premiera e filmit do të jetë me datë 28 tetor në Stamboll. Ajo performon në krahë të aktorëve më të njohur turq, ku ndër ta përmendim edhe Gülben Ergen.

“Serioziteti ishte në maksimum. Kam kërcyer ‘Shotën’, do të transmetohet një pjesë në film. Karakteri im quhet Almira, gjysëm kosovare dhe gjysëm turke. Madje te momenti i dasmës ku karakteri martohet, them ‘Ne në Kosovë i bëjmë dasmat më mirë’. Një karakter çuni, shumë ambicioze dhe donte të hapte një fermë.”

Balerina shprehu se ndiente përgjegjësinë e të përfaqësuar vendin, por dhe shumë krenare. Ajo shprehu se është shembulli më i mirë i meritokracisë ka qenë ajo, pasi pavarësisht vështirësive nuk u ndal dhe sot pret me padurim premierën e filmit të saj të parë në Turqi.

Marketing