Abazovic vlerësoi se rajoni ka nevojë për më shumë besim, komunikim më të mirë, projekte të përbashkëta dhe më shumë bashkëpunim ndërmjet qeverive dhe më pak tension e depolarizimi.

Marketing

Kryeministri i Malit të Zi,  Dritan Abazoviq , në një intervistë për Deutsche Welle-n tha se nisma “Ballkani i Hapur” është në përputhje me Procesin e Berlinit dhe tha se është i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

“Ata janë të pajtueshëm me njëri-tjetrin. Problemi është se njerëzit në Ballkanin Perëndimor po përpiqen të dramatizojnë çdo çështje”, tha Abazovic, duke theksuar se nismat si Procesi i Berlinit, CEFTA dhe “Ballkani i Hapur” kanë si mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal.

Abazovic vlerësoi se rajoni ka nevojë për më shumë besim, komunikim më të mirë, projekte të përbashkëta dhe më shumë bashkëpunim ndërmjet qeverive dhe më pak tension e depolarizimi.

“Për këtë, ne duhet t’i besojmë njëri-tjetrit dhe të mos shohim asnjë propozim që vjen përtej kufirit si diçka armiqësore,” tha Abazovic.

Ai theksoi se Mali i Zi nuk i percepton fqinjët si armiq, por si fqinjë dhe miq.

“Ndoshta teza ime nuk është e vërtetë, por unë besoj fort në të, dhe kjo është se nacionalizmi është thellësisht i lidhur me korrupsionin. Dhe elitat politike që duan të promovojnë nacionalizmin nuk po e bëjnë për patriotizëm, por për të ruajtur status quo-në dhe për të parandaluar ndërtimin e institucioneve. “Sepse kur ndërtojmë institucionet, dhe nuk kam parasysh vetëm Malin e Zi, por edhe rajonin, kur ndërtojmë institucione të forta, atëherë marrëdhëniet mes njerëzve do të jenë më të mira, pavarësisht se cilin vend apo grup fetar përfaqësojnë”, tha Abazovic.

I pyetur nëse do të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, Abazovic tha se kur ka marrëveshje që është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, atëherë nuk ka problem që të nënshkruhet.

“Dhe nëse flasim nëse do të nënshkruaj një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe? Po! Jam gati të firmos pa asnjë problem. Ne duam të promovojmë kontekstin liberal të lirisë së fesë, ku çdo besimtar ka të njëjtat të drejta”, tha Abazoviq.

Foto: Arkiv

Marketing