Mungesa e madhe punëtorëve të kualifikuar, siç tregon më tej anketa, prek të gjitha segmentet e tregut të punës.

Marketing

Në Gjermani, situata me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në tremujorin e parë të këtij viti u përkeqësua më tej, raportoi të shtunën Instituti i Ekonomisë Gjermane (IW).

“Në mars, numri i vendeve të punës të paplotësuara për të cilat punëdhënësit nuk janë në gjendje të gjejnë një fuqi punëtore të përshtatshme u rrit me 88,000 shtesë dhe tani është në një rekord 558,000,” tha në një deklaratë Instituti Gjerman i Ekonomisë, duke cituar hulumtimin e tij.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, siç tregon më tej anketa, prek të gjitha segmentet e tregut të punës, por është veçanërisht e theksuar në fushën e shëndetësisë, mirëqenies sociale, arsimit dhe ndërtimit.

“Vetëm në sektorët e shëndetësisë, kujdesit social dhe arsimit, gjashtë nga dhjetë vende pune nuk janë plotësuar për shkak të mungesës së fuqisë punëtore adekuate,” tha IW në një deklaratë.

Në vitet e pandemisë 2020 dhe 2021, fluksi i fuqisë punëtore të kualifikuar nga jashtë u ngadalësua, por tendenca e rritjes së numrit të vendeve të punës të paplotësuara filloi shumë më herët. Një nga arsyet është tërheqja e një brezi të fortë numerikisht nga mesi i viteve pesëdhjetë.

Të shtunën është publikuar informacioni i qeverisë federale, sipas të cilit numri i pensionistëve, gjegjësisht i personave që kanë mbushur moshën 67 vjeç dhe që janë ende aktivë në tregun e punës, është në rritje vitet e fundit.

Vitin e kaluar, 1.05 milionë persona mbi moshën 67 vjeç ishin në një formë punësimi, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2010, kur vetëm 685,000 pensionistë do të vazhdonin të punonin përveç daljes në pension.

Pjesërisht, ky fenomen lidhet me mungesën e profesionistëve, prandaj punëdhënësit kthejnë shumë punëtorë të kualifikuar në punët e tyre të vjetra pas daljes në pension.

Krahas importit të shtuar të ekspertëve nga vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania ka lehtësuar procesin e marrjes së lejeve të punës dhe qëndrimit për banorët e vendeve jashtë BE-së. Kështu që nga viti 2016 është në fuqi një program për punësimin e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, i cili mundëson migrimin në tregun gjerman të punës, transmeton jutarnji.hr.

Menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, punëdhënësit dhe sindikatat i kërkuan autoriteteve të heqin pengesat burokratike në mënyrë që të integrojnë sa më shpejt refugjatët nga Ukraina në tregun gjerman të punës.

Foto: Pixabay/Ilustrim

Marketing