Baseli është në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të Arthur Carbarlit për te Fiorentina.

Marketing

Sipas mediave zvicerane, kandidat serioz për të drejtuar sulmin e Baselit është Albian Ajeti.

Ajeti është te Celticu skocez, por deri më tani ka dështuar të lë gjurmë. 24-vjeçari ka luajtur për skuadrën e madhe zvicerane në dy periudha në të kaluarën dhe ishte i suksesshëm.

Ajeti ka pasur periudhë të pasuksesshme edhe te West Hami.

Ka kohë që nuk po ftohet nga Zvicra për të cilën ka luajtur 11 ndeshje. /albora.ch/

Marketing