Federata Angleze e Futbollit (FA) ka hapur një hetim për baste të dyshimta në një sfidë të Premier League-s.
Sipas raportimeve të “Daily Mail”, ndeshja në fjalë ka të bëjë me Arsenal-in. Në baste janë vënë 55 mijë paund për ndëshkimin me karton të verdhë të një lojtari nga fundi i ndeshjes.
Media britanike e ka të njohur emrin e yllit të Arsenal-it, por nuk e nxjerr për arsye të hetimeve. Shuma e luajtur ishte shumë herë më e lartë se ajo që vendoset zakonisht në baste për kartonate verdhë.
“Genius Sports”, një kompani e të dhënave sportive e cila është e specializuar në identifikimin e basteve të pazakonta dhe potencialit për fiksim dhe trukim ndeshjesh, së bashku me specialist nga FA po ndjekin çështjen.
Ndeshjet e Arsenal-it këtë sezon ku ka pasur kartona të verdhë në minutat e fundit:
Arsenal 1-0 Norwich: Karton i verdhë për, Ben White në minutën e 88
Burnely 0-1 Arsenal: Karton i verdhë për, Nuno Tavares-in në minutën e 90+2
Arsenal 3-1 Tottenham: Karton i verdhë për, Martin Odegaard-in në minutën e 89 dhe Albert Sambi Lokonga në minutën e 90+1
Leeds 1-4 Arsenal: Karton i verdhë për, Granit Xhakën në minutën e 86.
Pas publikimit të lajmit mbi nisjen e hetimeve nga FA, të shumta kanë qenë reagimet. Madje pjesa më e madhe e tyre thonë se lojtari në fjalë është shqiptaro-zvicerani, Granit Xhaka.
Në përballjen me Leeds-in, Arsenal-i ishte duke fituar në shifrat 4-1 dhe është parë si e panevojshme vonesa e lojës nga ana e Xhakës.
Mesfushori tentoi disa herë të niste topin, por nuk e bëri diçka të tillë deri në momentin që gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë për vones të lojës. /albora.ch/