Të paktën 100 persona kanë mbetur të vrarë dhe të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror i udhëhequr prej koalicionit të Arabisë Saudite, ndaj rebelëve Houthi në Yemen-in Qendror, shkruan BBC.

Marketing

Lajmin e parë e kanë raportuar disa organizata jo-qeveritare, ku bëhet me dije se mes viktimave, ka edhe fëmijë.

Kjo goditje vjen pas disa ditëve të sulmeve reciproke ndërmjet rebelëve dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Këta të fundit janë aleatë të Arabisë Saudite, në luftën e përbashkët kundër Houthi-ve.

Yemen-i në fakt është thuajse i shkatërruar që prej vitit 2015, me një krizë të jashtëzakonshme humanitare, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e fuqive të mëdha botërore.

Dhjetëra mijëra njerëz – përfshi dhjetëra mijëra fëmijë – janë vrarë ose plagosur në kursin e këtyre viteve. Numri i tyre i saktë nuk dihet, por uria dhe varfëria kanë kapluar gjithë territorin, të ndarë në katërsh.

Miliona persona janë zhvendosur nga zonat e luftës.

Sipas disa televizioneve lokale ndërkohë, numri i viktimave në këtë sulm të radhës, mund të jetë edhe mbi 200. Të paktën, këtë e pretendon televizioni i drejtuar nga rebelët.

Organizata të tjera thonë se rreth 70 persona kanë gjetur vdekjen, por shifrat janë ende të paqarta.

Tre fëmijë raportohet se kanë gjetur vdekjen, teksa po luanin futboll.

Ndërsa, një reagim mbi ngjarjen nga koalicioni arab ende mungon. /albora.ch/

Marketing