Shqiptarët vijojnë të krijojnë probleme në Britaninë e Madhe për sa i përket “shtëpive të barit”.

Marketing

I fundit i arrestuar është Agostin Deda, i cili u kap në një banesë me 200 bimë kanabisi. Sipas autoriteteve nëse do të shitej droga do të kapte vlerën e 48 mijë paundësh.

Shqiptari pasi ra në prangat e policisë u justifikuar se ishte detyruar të kujdesej për bimët narkotike pasi duhej të lante borxhin që kishte marrë për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Ai ka deklaruar se erdhi në Angli në pjesën e pasme të një kamioni mallrash dhe më pas u rekrutua për të rritur bimët e kanabisit në mënyrë që të lante borxhet, shkruan

Deda, 39 vjeç, pranoi se nisi të kujdes për bimët narkotike që prej 27 korrikut. Shqiptari tha se kishte paguar 22 mijë paundë për të hipur në pjesën e pasme të një kamioni dhe për të përfunduar në Britaninë e Madhe.

Ai shkoi në Londër në fillim, por u dërgua në një shtëpi në Severn Street, Hull, ku kishte një çelës dhe iu siguruan ushqim dhe kishte një shtrat.

“Ndërsa ai ishte në pronë, ai ishte përgjegjës për fikjen dhe ndezjen e llambave të ngrohjes të kontrolluara për rritjen e bimëve të kanabisit,” tha prokurori.

Deda pohoi se në 12 deri në 14 ditët që ka qenë në shtëpi ka dalë vetëm një herë për të blerë cigare nga një dyqan aty pranë. /albora.ch/

Marketing