“Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) bizneset i kanë borxh 430 milionë euro”.

Marketing

Kështu ka thënë drejtori i këtij institucioni Ilir Murtezaj.

“Të gjitha këto rezultate me kalimin e pandemisë dhe vështirësive që bizneset i kanë për shkak të pandemisë, ne gjithsesi presim rezultate shumë më të larta gjatë periudhës në vijim”, tha Murtezaj për EO, përcjellë albora.ch.

Ai theksoi se ka qenë lehtësi edhe vendim i Qeverisë për faljen e ndëshkimeve në rast se bizneset deri më 30 qershor i paguajnë bazën e tatimit dhe interesit.

“Mundësitë ligjore që i kemi pasur i kemi dhënë bizneseve me qëllim që për shkak tatimeve bizneset të mos falimentojnë. Të kemi mundësi të zhvillojnë afarizmin e tyre por njëkohësisht ti përgjigjen shtetit në raport me detyrimet që ata kanë”.

Murtezaj potencoi se aktualisht janë mbi 35 mijë biznese të cilat janë të fiskalizuara. Ai tha se nëse këtë numër e shohim në proporcion me numrin e përgjithshëm të bizneseve është sa 1/3.

“Kemi aplikuar një vegël nga fillimi i shtatorit deri më datën 12 tetor dhe sot mbi 17 mijë biznese janë deklaruar që nuk i obligon ligji që të fiskalizohen. Jemi detyruar që më datën 12 ta ndërpresim me qëllim që t’i japim mundësi bizneseve që të deklarohen”.

Sa i përket fiskalizimit ai sqaroi aktualisht udhëzimi ri administrativ për pajisje fiskale është në draftim.

Përmes këtij udhëzimi parashihen disa lehtësime edhe në procesin e mëtutjeshëm të fiskalizimit të bizneseve si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale.

Murtezaj tha se kanë publikuar njoftimin për persona fizik dhe juridik të cilët kanë bërë investime në kriptovaluta me qëllim që t’i përkujtojnë për detyrimet që kanë në raport me fitimet që realizojnë.

“Qëllimi ynë ka qenë të mos bien pre e ndëshkimeve eventuale të ardhmen sepse ligji legjislacionit tatimor e parasheh që çdo aktivitet ekonomik fitimprurës që zhvillohet në Kosovë, qoftë i ligjshëm apo i paligjshëm persona fizik dhe juridik janë të detyruar që të paguajnë tatimin”.

Kreu i ATK-së potencoi se nuk janë institucion që e legalizojnë e as që e ndalojnë e se vetëm për çështje tatimore kanë dashtë që t’ua përkujtojnë.

“Tash është një njoftim për publikun deri sa kem pa që ka pas rritje të numrit të atyre që u interesonte se cilat janë detyrimet tona si qytetarë në raport me investimet që i kemi bërë në kriptovaluta. Atëherë ne nxjerrim dy shpjegime për publikun”.

“Fillimisht njoftimi i parë kishte dilema ende nga qytetarët edhe kishe pyetje të tjera shtesë se nuk e kemi të qartë se me cilin formular duhet me u bazuar në cilin ligj. Në këtë rast njoftimin e dytë e kemi përcaktuar edhe duke u bazuar në ligj edhe përmes cilit formular duhet të deklarojnë dhe paguajnë edhe kolonën se ku duhet të evidentojnë shumën e mjeteve të fituara me qëllim që të kalkulohet edhe tatimi”. /albora.ch/

Marketing