Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e shqiptarit, i cili u arratis natën e ndërimit të viteve nga burgu në Vercelli, në veri të Italisë, i cili njihej si një person i rrezikshëm, shkruan albora.ch.

Marketing

Ai është Kristjan Mëhilli 27-vjeç, i cili u arrestua në maj të vitit 2019 si anëtar i bandës “Ice Eyeës”, ku së bashku me tre shqiptarë të tjerë kryenin grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

Ky grup ishte kthyer në terrorin e Piemontes në Itali. Ai do të vuante dënimin deri në vitin 2029.

Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale.

Mëhilli së bashku me një të burgosur tjetër po me origjinë shqiptare sharruan hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar. Dy shqiptarët zbritën me çarçafë nga kati i katërt.

Jashtë i prisnin bashkëpunëtorët që kishin kompromentuar portën.

Ka qenë Mëhilli ai që ka arritur të largohet, ndërsa shqiptari tjetër u rrëzua duke thyer krahun, dhe u arrestua nga rojet e burgut. /albora.ch/

Marketing