Paris Saint-Germain ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e radhës në Ligue përballë kampionit në fuqi, Lille.

Marketing

Ata kanë treguar formë krejtësisht të kundërt me sezonin e kaluar, kur e fituan titullin e kampionit.

Momentalisht, Lille gjendet në vendin e 11-të me 32 pikë nga 22 ndeshje, 21 pikë larg vendit të parë që e mban PSG.

Parisienët kanë treguar performancë fantastike këtë edicion duke arritur 16 fitore, pesë barazime dhe vetëm një humbje në 22 ndeshje deri tani.

Messi dhe Mbappe do të jenë të gatshëm për këtë sfidë, përballë Lille të Edon Zhegrovës, i cili mund të debutojë sonte.

Ndërkohë, Neymar ende nuk është i gatshëm për t’u rikthyer, ashtu edhe si qendërmbrojtësi Sergio Ramos.

Marketing