Të shtunën, në zonën e skive “Portes du Soleil” pranë Champéry VS ka ndodhur një aksident me ski, ku ka humbur jetën një 60-vjeçar nga Vaud.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 në zonën e skive Portes du Soleil, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Thuhet se 60-vjeçari ishte në në “Piste de la Ripaille” në zbritje, por për arsye ende të pashpjegueshme, ai u rrëzua.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore nga ekipet e shpëtimit, skiatori vdiq në vendin e aksidentit. Prokuroria publike ka nisur hetimet.

Marketing