Edon Zhegrova është futbollist i kampionit në fuqi të Francës, Lille.
Marketing

Sulmuesi kosovar tashmë ka firmosur kontratë me ekipin nga Ligue 1 për katër vjet e gjysmë. Ai do të jetë pjesë e Lillet deri në verën e vitit 2026. Kontratën me Lillen, Zhegrova e ka firmosur të premten pasi ai tashmë është në Francë, ku edhe i ka kaluar me sukses të gjitha kontrollimet mjekësore.
Zhegrova pritet të prezantohet sonte.
Për kartonin e Zhegrovës, Lille do t’i paguajë skuadrës së Baselit një dëmshpërblim prej shtatë milionë eurosh.
Këtë edicion, Zhegrova ka pasur 15 paraqitje me fanellën e Baselit, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /albora.ch/
VIDEO https://www.facebook.com/watch/?v=986734102032643
Marketing![]()