Art Sejdiu është zgjedhur anëtar i ‘Channel 4 Executive’, që është një komision i cili e përcakton strategjinë zhvillimore financiare dhe programore të këtij gjiganti televiziv britanik.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim, Daut Dauti, publicist kosovar që jeton në Angli.

Ai ka shkruar se ky është një lajm i rëndësishëm për shkak se Arti është i ri, nën moshën 30 vjeçare.

Art Sejdiu më herët ka punuar si producent televiziv për kompaninë RDF.

Këtë lajm Arti e ka shënuar në Twitter ku thotë se mburret për këtë sukses që e ka arritur ‘duke qenë djalë i prindërve refugjatë nga Kosova’.

“Kjo është një vazhdimësi e sukseseve tona në Londër dhe vetëm në Britani të rinjtë tanë mburren që prindërit i kanë pasur refugjat ose që kanë qenë edhe vet të tillë.”, ka thënë më tej Dauti. /albora.ch/

Marketing