Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë ndeshjet e parë miqësore mes tyre. Takimi që pritet të zhvillohet më 29 mars në Letzigrund Stadium është pritur me shumë dëshirë nga tifozët e dy ekipeve përfaqësuese.

Futbollisti i njohur Xherdan Shaqiri është një prej të grumbulluarve te “Helvetikët”, teksa ai ka marrë vëmendjen e mediave zvicerane ende pa u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit.

Marketing

“Blick” ka shkruar se futbollisti nga Kosova ka bërë udhëtimin më të gjatë, pothuajse 7000 kilometra, transmeton albora.ch.

30-vjeçari udhëtoi nga Chicago, pasi që nga janari ai është pjesë e skuadrës nga MLS, Chicago Fire.

Ndryshe, Zvicra miqësoren e parë do të luajë më 26 mars, në “Wembley” të Londrës kundër Anglisë, kurse tri ditë më vonë në do të përballet me Kosovën në Cyrih./albora.ch/

Marketing