Sipas ekspertëve amerikanë, Rusia e cila nuk mundi të përparonte me shpejtësinë që priste në Ukrainë ka aktivizuar ‘Planin B’ të saj.

Marketing

Sipas zyrtarëve amerikanë, Rusia do të vazhdojë me rrethime të gjata dhe shkatërruese në vend të sulmeve gjiithëpërfshirëse për të bindur Kievin. Qëllimi i këtij plani është të bindë Kievin të heqë dorë nga Krimea dhe Donbasi lindor.

Ajo që ndodhi në Mariupol në jug shihet si një element i këtij plani.Qyteti mes Krimesë dhe Donabasit ka qënë i rrethuar prej javësh.80% e strukturave civile në këtë qytet janë bombarduar nga sulmet ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet gjithashtu të bindë Ukrainën që të heq dorë nga anëtarësimi në NATO dhe të qëndrojë neutrale nga tani e tutje, transmeton albora.ch.

Ndërsa administrata e Mariupolit ka refuzuar thirrjen e ministrisë ruse të mbrotjes për  t’u dorëzuar pavarësisht lajmeve se ushtarët rusë kishin avancuar në qendër të qytetit./albora.ch/

Marketing