Jose Mourinho ka pasur një ndikim domethënës në strategjitë e transferimit të Romës, duke bindur Tammy Abraham dhe lojtarë të tjerë që të transferohen në Stadio Olimpico dhe sipas raportimeve në Itali, portugezi nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka i Arsenalit.
Roma ishte shpenzuesi më i lartë në Serie A gjatë verës dhe ka qenë një nga skuadrat më të ngarkuara në afatin kalimtar të janarit.
Mourinho ka bindur drejtuesit e Romës që të përforcojnë skuadrën gjatë muajve të fundit me Ainsley Maitland-Niles dhe Sergio Oliveira, që janë vetëm dy nënshkrimet e fundit për Giallorossi.
Oliveira dhe Mourinho kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendes, ndaj ishte e lehtë për portugezin që ta bindte 29-vjeçarin të transferohej në Stadio Olimpico, shkruan footballitalia.
Mourinho e kishte bindur edhe Xhakën që të kalonte në Romë.
Megjithatë, Giallorossi dhe Arsenali nuk arritën një marrëveshje për çmimin e lojtarit, kështu që Xhaka mbeti në Londër.
Sky Sport Italia sugjeron se Mourinho nuk është dorëzuar dhe do të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me Xhakën në fund të sezonit, duke qenë se Jordan Veretout mund të largohet. /albora.ch/