Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ka pritur raportuesen e Parlamentit Evropian për Republikën e Kosovës, Viola von Cramon, shkruan albora.ch.

Marketing

Gjatë takimit u ritheksua mbi nevojën e zgjerimit dhe përforcimit të shkëmbimin politik dhe të bashkëpunimit të ngushtë në ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, jo vetëm në dimenzionin bilateral, por edhe atë në kuadër të Bashkimit Evropian.

Ndryshe me gjashtë dhjetor, Faruk Ajeti, e ka nisur zyrtarisht punën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, pasi këtë të hënë ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Ëalter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“, pati shkruar Ajeti.

Para tij, ambasador në Gjermani ishte Beqë Cufaj. /albora.ch/

Marketing