Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një kaos të vërtetë të trafikut në Turqi, ku të paktën 3 vetë kanë humbur jetën në aksidente rrugore.

Marketing

18 vetë u lënduan kur një shofer autobusi në provincën veriore të Tokatit humbi kontrollin e mjetit, i cili më pas përfundoi në një kanal dhe u përmbys. Autoritetet turke kanë vendosur sakaq të mbyllin dhe kalimin përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll për shkak të dukshmërisë së dobët. Moti i keq ka prekur edhe jetën publike në Turqinë juglindore. Në provincat Bingöl, Sirnak dhe Elazig, në shumë fshatra është ndërprerë qarkullimi./albora.ch/

Marketing