Granit Xhaka u është kundërpërgjigju disa komentuesve të cilët kritikuan Arsenalin për
“festimin e tepërt” kur fituan ndaj Fulhamit të shtunën, duke i këshilluar ata që të tregojnë pak respekt për klubin e Fulhamit.

Marketing

“Keni respekt për çdo klub! Nëse thonë se nuk mund të festojmë sepse ishte Fulham, ata nuk e respektojnë ekipin e Fulhamit. Ju i patë ata edhe të martën kundër Brighton, ata fituan përsëri. Pra, jepini atyre një meritë, respektoni ata”, tha Xhaka.

“Nëse nuk festojmë, ata na thonë ‘Pse nuk po festoni?’, nëse festojmë, ata thonë ‘Pse po festoni?’. Kështu që ndonjëherë nuk mund t’i bëni të gjithë të lumtur. Kjo është puna jonë, kjo është ajo që ne duam të bëjmë. Ne festojmë nëse fitojmë, nuk ka rëndësi kundër kujt”, shtoi lojtari.

Arsenali ka nisur sezonin Premier League me pesë fitore radhazi, për herë të katërt në historinë e tyre, raporton Goal.

Topçinjtë të dielën do luajnë kundër Manchester United.

Marketing