Granit Xhaka është i vendosur të qëndrojë në Arsenal.

Futbollisti kosovar e ka dhënë një intervistë për “Players’ Tribune Football”, ku i ka shpalosur planet e tij për të ardhmen.

Marketing

Përfaqësuesi zviceran në fakt ka thënë se ndihet mirë në Londër dhe se e ka ndërmend të qëndrojë aty derisa të arrijë ta fitojë ndonjë trofe me “Gunners”.

“Pas këtij sezoni, i kam edhe dy vjet të tjerë kontratë këtu. Do të jap gjithçka derisa të jem në këtë klub. Gjithmonë e them këtë. Unë e nënshkrova kontratën e re për ta shijuar kohën time këtu dhe kjo është kjo. Unë dua të arrij diçka me këtë klub, diçka speciale. Dhe, pa e arritur këtë, nuk do ta bëj (largohem)”, deklaroi fillimisht Xhaka në pjesën e shkurtër të intervistës, e cila shumë shpejt do të publikohet edhe e zgjeruar dhe komplete.

Futbollisti kosovar lidhet me një kalim të mundshëm në Romë, por pas deklaratave të fundit, rriten gjasat e qëndrimit të tij në “Emirates Stadium”./albora.ch/

Marketing