Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka akuzuar presidentin malazez Milo Gjukanoviç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për përhapjen e “urrejtjes së zhveshur ndaj serbëve dhe Serbisë” dhe se kanë rolin më të fortë në “fushatën e gënjeshtrave” kundër Beogradit zyrtar.

Marketing

“Jo që dje, rolin më shprehës në urrejtjen e zhveshur ndaj Serbisë e kanë Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviq. Natyrisht, ata gjithmonë përdorin gënjeshtra të zhveshura për t’u paraqitur si viktima të supozuara dhe Serbia si një agresor i egër që i kërcënon ata”, tha Vuçiq. Ai tha se ata të dy tani kanë përdorur blerjen “legjitime, plotësisht të rregullt dhe transparente” të sistemit kinez të mbrojtjes ajrore FK- 3 për t’i thënë mbarë botës se Serbia është mike e Kinës dhe Rusisë dhe se kërcënon dikë, madje, edhe pse është në rrethim të NATO-s, transmeton N1.

“Ata nuk dinë të thonë se si i rrezikojmë me armë mbrojtëse, sepse është një sistem që shërben për t’u mbrojtur nga raketat dhe avionët që do të cenonin hapësirën ajrore të Serbisë.Si e rrezikojmë Prishtinën dhe Podgoricën, çfarë forcash ajrore bëjnë kanë, do të ishte më mirë të blinim sprej për vetura”, tha ai.

Vuçiq kritikoi pretendimet e Kurtit se Serbia i bleu ato armë sepse ai është në panik për t’u lënë vetëm.

“Serbia, si vend ushtarakisht neuyral, është e vetme në tërë regjionin e gjerë. Në cirk keni parë luaj, elefantë, tigra, por kurrë nuk keni parë një ujk të vetmuar. Gjithmonë më parë do të isha ujk i vetmuar se hienë e pamoralshme, sado qoftë të ketë hiena. Qofshin tre, pesë, gjashtë apo 19 … Hiena, të paktën duhe t’ua njihni gjakpirësinë, nëse jo për gjë tjetër. Është edhe më keq të jesh një mizë që sillet rreth hienës dhe pret t’i sjellë pre, si janë Kurti dhe Gjukanoviç”, tha Vuçiq.

Ai ka vlerësuar se Kurti dhe Gjukanoviq kanë probleme shumë më të mëdha si krimi, korrupsioni dhe ekonomia.

“Kërkea ime për ju është ta lini Serbinë të qetë. Serbia do ta gjejë rrugën e saj. Krenohemi me faktin se duam ta ruajmë vendin tonë, e jo që këtë ta bëjë NATO në emrin tonë. Me këtë dallohemi dhe nuk turpërohemi për këtë”, ka thënë Vuçiq./albora.ch

Marketing