Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ardhja e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në Beograd po bëhet më e ndërlikuar.

Marketing

Ipyetur se “a po komplikohet situata rreth ardhjes së Lavrovit”, të cilën mediat e kanë paralajmëruar për 7 qershor, Vuçiq është përgjigjur pozitivisht për Televizionin Pink nga Bratisllava, ku ndodhet në një tubim ndërkombëtar.

“Po ndërlikohet, padyshim që po ndërlikohet, nuk jam gati të flas ende për këtë, por po: po ndërlikohet, pyetja është se si do të vijë, do të shohim”, tha ai.

I pyetur se “a do të ishte një lajm i keq” nëse kancelari gjerman Olaf Scholz nuk do të vinte në Beograd dhe për atë që mediat kishin njoftuar për 10 qershor, Vuçiq gjithashtu u përgjigj pozitivisht.

“Do të ishte një tragjedi, … kështu që imagjinoni që një kancelar gjerman duhet të vizitojë një vend dhe të thotë se nuk dëshiron të vijë ose nuk mund të vijë, … sigurisht (do të ishte) një lajm i keq,” tha ai, transmeton Danas.

I pyetur se a është e mundur që kjo të ndodhë”, Vuçiq tha se shpreson që të mos ndodhë.

“Gjithmonë ka një mundësi, por shpresoj që nuk do të ndodhë, por do të shohim, do të shohim së pari nëse do të vijë Lavrov, kështu që do të shohim dhe ka reagime edhe nga vendet e tjera”, tha ai.

Marketing