Kombëtarja e Kosovës sot me fillim nga ora 18:00 luan ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kombeve ndaj Qipros. Me shumë mundësi nga minuta e parë do të luaj edhe qendërmbrojtësi, Amir Rrahmani i cili mund të barazoj rekordin e Mërgim Vojvodës me më së shumti paraqitje.

Marketing

Kapiteni i ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani është futbollisti i dytë me më së shumti paraqitje me fanellën e Kombëtares. Ai nga viti 2014 ka luajtur në 44 takime, derisa ka realizuar edhe gjashtë gola.

Megjithatë, ai sot mund të barazoj mbrojtësin e Torinos, Mërgim Vojvodën i cili ka vetëm një paraqitje më shumë dhe në ndeshjen e sotme do të mungoj për arsye të dëmtimit.

Pozitën e tretë dhe të katërt e ndajnë Milot Rashica dhe Fidan Aliti, ku të dy kanë nga 40 ndeshje, ndërsa golashënuesi më i mirë në histori të Kosovës, Vedat Muriqi ka dy paraqitje më pak.

Për fund kujtojmë se Dardanët duelin e parë e zhvillojnë nesër ndaj Qipros, më pas dy ndeshje do t’i luajnë në shtëpi kundër Greqisë (më 5 qershor) dhe kundër Irlandës së Veriut (më 9 qeshor) dhe në fund është mysafire e Greqisë (më 12 qershor).

Marketing