Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ftoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që t’i bashkohet një takimi të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Më 25 maj, Vuçiq u takua me Abazoviqin, teksa të dy liderët po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Forumi në Davos, që nisi më 22 dhe do të zgjasë deri më 26 maj, po mbahet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviqin gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër”, tha Vuçiq përmes një postimi në Instagram.

Takimi i radhës i nismës ekonomike rajonale Open Balkans, pjesë e së cilës janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbahet më 7 dhe 8 qershor në Ohër, shkruan N1 .

Vuçiq sot në mëngjes ka marrë pjesë edhe në seancën “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” , e cila ka qenë e mbyllur për publikun.

Ai tha se kishte një diskutim të vështirë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor me liderët evropianë dhe rajonalë.

Përveç Vuçiqit dhe Abazoviqit, në seancë morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Olid Reno Baso, presidenti i Forumit Ekonomik Botëror Borge Brenda, nënkryetari i Bankës Evropiane të Investimeve Gelsomina Villotti Kirjakos Mitsotakis, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković dhe Miroslav Lajčák, i dërguari special i BE-së.

Abazoviq: Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet, jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv

Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet dhe qeveria malazeze është e gatshme për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët, tha sot kryeministri malazez Dritan Abazoviq pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Mali i Zi po bën përpjekje maksimale për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët, ka shkruar Abazovic në Twitter.

Foto: Twitter

Marketing