Miliarderi amerikan George Soros paralajmëroi se “qytetërimi mund të mos mbijetojë” nga pushtimi rus i Ukrainës, duke deklaruar se ai mund të shënojë “fillimin e Luftës së Tretë Botërore”.

Marketing

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ai tha se lufta në Ukrainë tronditi Evropën në rrënjë.

Ai i bëri thirrje botës që “të përdorë të gjitha burimet e saj për t’i dhënë fund luftës më herët”, duke shtuar se “mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin sa më shpejt të jetë e mundur”.

Europa është gjithashtu në një pozicion më të fortë se sa mendohej më parë, duke pasur parasysh varësinë e saj nga gazi rus, shtoi Soros.

Putini vendosi gazin në depo në vend që ta eksportonte në Evropë, duke shkaktuar mungesa. Por Rusia do të mbetet pa hapësirë ​​magazinimi deri në korrik dhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse ta shesë atë në Evropë, e cila është tregu i saj i vetëm, vuri në dukje Soros.

“Unë mendoj se Putini ishte shumë i zgjuar në shantazhimin e Evropës, duke kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz, por në fakt rasti i tij është shumë më pak i fortë sesa pretendohet,” shtoi ai, trnamseton BBC-ja.

BE-ja po përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga karburantet fosile ruse me dy të tretat deri në fund të vitit.

Por përpjekjet për të ndaluar importet ruse të energjisë kanë ngecur për shkak të hezitimit të Gjermanisë. Hungaria gjithashtu kundërshton një ndalim të importit të naftës ruse.

Foto: Wikipedia

Marketing