Një datë që do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve është 17 gusht 2016, kohë kjo kur Shqipëria u përball me një krim monsturuoz.
Në fshatin Palas është gjetur një trup njeriu pa kokë. Pas mbritjes në vendgjarje policia ka identifikuar trupin e masakruar si dhe disa njolla gjaku.
Personi që kreu krimin e frikshëm është Jorgos Zani, 36 vjecar.
Në momentin e arrestimit ky person kishte të mbushur gojën me mbetje si të mishit dhe të trurit. Ndërsa në një cep të dhomës gjendej një tavë kuzhine, brenda së cilës ishte kafka e një koke njeriu, e coptuar dhe e ndarë në dy pjesë.
Viktimë e këtij krimi makabër kishte mbetur i mituri Andrea Zariu. Ai kishte shkuar për pushimet verore pranë gjyshërve të vetë, transmeton albora.ch.
Ai ishte nisur për në plazh. Ndërkohë që agresori e kishte ndjekur nga pas me vrap dhe e kishte qëlluar me një thikë në barkë. Më pas ka kryer aktin makabër duke i prerë kokën, ndërkohë që fëmija ishte ende gjallë.
Sipas dosjes që ka siguruar Top Story rezulton se ky person ka qënë i shtruar në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, ku ka qëndruar aty për dhjetë ditë me diagnozë çrregullime personaliteti.
“Ai kishte ditë që më thoshte eja më ha, unë skisha çfarë të bëja. E vrava se nuk e kishte babain dhe ngaqë e doja shumë. E qëllova aty ku lidhet truri, për ta ndarë se aty vriten edhe kafshët që të mos vuajnë shumë. E pastrova dhe e gatova se kështu mendoj se do ma bëjnë edhe mua” u shpreh Jorgos Zani pas përballjes me gjyqin./albora.ch/