Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në Maqedonia e Veriut sot janë regjistruar 26 viktima me koronavirus dhe 1,543 raste të reja. Këto raste rezultuan pozitive pas testimit të 4,667 mostrave.

Marketing

Numri total i të vdekurve ka arritur në 8,470 dhe mbi 80 për qind e tyre janë persona që nuk ishin të vaksinuar. Derisa, sipas këtij instituti janë shëruar 1,061 persona kurse rreth 14,300 raste janë aktive.

Numri më i madh i të infektuarëve 784 raste, janë regjistruar në Shkup.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për infektimin e rreth 400 nxënësve.

Deri të mërkurën me nga dy doza janë vaksinuar 865,000 persona./albora.ch/

Marketing