Një person i pajetë është gjetur në qendër të qytetit Roeselare të Belgjikës.

Marketing

A2 CNN raporton se viktima është shtetasi shqiptar me inicialet K.T, ndërsa rrethanat në të cilat kaa vdekur janë ende të paqarta, transmeton Albora.ch.

Mediet belge bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 38-vjeçarit shqiptar është gjetur në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit.

Raportohet se fqinjët kanë dëgjuar një zhurmë gjatë natës, por pa e specifikuar atë, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit rreth orës 05:00 të së mërkurës.

“Viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kohës”, ka thënë për mediat belge një prej hetuesve. “Kjo është një ngjarje e dyshimtë dhe ende nuk mund të dalim në një konkluzion final”, ka shtuar ai./albora.ch/

Marketing