Rregullatori për transmetim në Gjermani, ka bërë të ditur të mërkurën se ka ndaluar transmetimin e kanalit në gjuhën gjermane të televizionit shtetëror rus, RT.

Marketing

Ata kanë bërë të ditur se transmetimi i kanalit RT DE është ndaluar, për shkak se nuk ka licensë të mjaftueshme për transmetim, transmeton Albora.ch.

Kjo ka bërë që Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate publike, të zotohet se do të hakmerret.

“Ky hap nuk ka lë zgjidhje tjetër veçse të nisim zbatimin e masave hakmarrëse kundër mediave gjermane të akredituara në Rusi”, ka thënë ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate.

Kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, e ka konsideruar këtë vendim si “pakuptim”, duke shtuar se kanali “nuk do të ndalë transmetimin”.

RT DE është bllokuar nga rrjeti satelitor në Evropë më 22 dhjetor, me kërkesë të autoriteteve gjermane, në më pak se një javë prej kur ka nisur transmetimin.

Megjithatë, kanali vazhdon të jetë i qasshëm në internet dhe përmes aplikacioneve në telefona mobilë.

Kanali rus ka thënë se transmeton nga Moska dhe ka licencë serbe për transmetim, çka i jep të drejtë për të transmetuar në Gjermani, bazuar në ligjin evropian.

Rregullatori gjerman ka thënë se kanali e ka bazën në Berlin dhe nuk ka “leje legjitime nën ligjin evropian”.

RT DE ka thënë se do të apelojë vendimin në gjykatë./albora.ch/

Marketing